E çuditshme, Tom Cruise detyron stafin e tij të shkojë në palestër

E çuditshme, Tom Cruise detyron stafin e tij të shkojë në palestër

01:24, 01/05/2019

Ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të një filmi tjetër Mission Impossible, Tom Cruise nuk është ende gati. Për këtë aktori i famshëm nuk fajëson veten, por anëtarët e stafit. Tom ka urdhëruar të gjithë të vijnë sa më shpejt në formë, dhe këtu nuk përfshihen vetëm aktorët që do të luajnë pranë tij, por edhe regjizori. Një burim pranë Tom Cruise, ka dhënë disa hollësi të tjera në intervistën e fundit.

"Tom dëshiron që të gjithë personat me të cilët ai punon të jenë të shëndetshëm dhe energjik, u pëlqen atyre apo jo. Kjo është shumë e rëndësishme për të. Tom i ka kërkuar të gjithë stafit, të bëjnë ndryshimet e duhura nëse dëshirojnë të punojnë me të. Ai madje, e ka diskutuar këtë temë edhe me regjizorin Chris McQuarrie”, tha burimi pranë tij.

Burimi shtoi: "Chris e ka pranuar sfidën e Tom. Ai ka premtuar se do të shkojë cdo ditë në palestër dhe gjatë ditës do të bëjë shumë ecje.”

Tom Cruise ka qenë gjithnjë i fiksuar pas palestrës. Dhe kjo është arsyeja përse edhe në moshën 56-vjecare ai është në një formë të shkëlqyer fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco