Zbulohet me çfarë po merret Klaudia Pepa momentalisht në Itali...!

Zbulohet me çfarë po merret Klaudia Pepa momentalisht në Itali...!

16:20, 13/01/2019
A+ Aa A-

Klaudia Pepa i fitoi shpejt zemrat e shqiptarëve kur e shihnin çdo javë në ekran. Talenti i saj i padiskutueshëm dhe natyra e saj e ëmbël nuk mund të mos i bënte të gjithë ta donin Klaudian. Kur ajo vendosi të lërë Shqipërinë për një të ardhme dhe karrierë më të mirë, të gjithë e mbështetën dhe i uruan fat e suksese.

E gjitha Shqipëria bënte tifo për të në spektaktin Amici. E natyrisht, ajo shkëlqeu në skenën italiane siç ka shkëlqyer gjithnjë në atë shqiptare. Edhe pse prej tre vitesh ajo e ka ndërtuar jetën e vetme në Itali, Klaudia kthehet herë pas here dhe na çmall me performancat e saj.

Jo më larg se në edicionin e fundit të Këngës Magjike ajo u rikthye në skenën shqiptare. Jo vetëm si balerinë, por kësaj here edhe si prezantuese krah Ardit Gjebreas. Eksperiencë kjo e fundit që Klaudia e ka shijuar tejmase dhe madje po e konsideron si profesion në të ardhmën.

Këtë gjë ajo e ka zbuluar në një intevistë për revistën Class. Përveç rikthimit në skenën shqiptare, ajo foli edhe për punën dhe planet e të ardhmes në Itali. Më parë, ajo merrte pjesë në Amici ndaj ç’bënte Klaudia në Itali nuk ishte sekret. Por tashmë që gara ka përfunduar, cili është okupimi i Klaudias dhe çfarë planesh ka ajo?

“Baletin nuk e lë asnjëherë mënjanë, derisa të kem mundësi të kërcej e të jem në skenë. Po studioj aktrim dhe po marr leksione në gjuhën italiane përsa i përket diksionit. Më mjafton të punoj e të përpiqem, të ëndërroj dhe të mos ndaloj, pastaj gjërat e bukura dalin vetë.”

Kështu është përgjigjur balerina shqiptare në lidhje me okupimin e saj të përditshëm dhe si e mendon të ardhmën. Mesa duket, përveç se një karriere në balet, ajo dëshiron të ndërtojë edhe një karrierë në aktrim dhe prezantim.

Duket se Klaudia i ka idetë e qarta për të ardhmen. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vecse t’i urojmë suksese dhe puna e saj të shpërblehet një ditë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco