Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Rrëfehet aktori i njohur: Kam djegur 7 miliard në kokainë! Ja pse nuk pendohem për asgjë...!

Rrëfehet aktori i njohur: Kam djegur 7 miliard në kokainë! Ja pse nuk pendohem për asgjë...!

16:35, 19/10/2018
A+ Aa A-

Flavio Bucci, aktor i famshëm italian, në një intervistë për “Corriere della Sera” rrëfen se si përfundoi duke jetuar në një shtëpi të thjeshtë.

Aktori i filmit dhe i televizionit dhe producentit, krenohet për pjesëmarrjen në dhjetëra filma. Bucci ka punuar së bashku me mjeshtrit më të mëdhenj të kinemasë italiane. Por fitimet e mëdha të bëra gjatë gjithë karrierës së tij, janë shpenzuar për alkoolin dhe drogën. Megjithatë, ai nuk pendohet.

“Jeta është një dhe është e jotja, mund të bësh atë që dëshiron. Unë nuk ndihem fajtor ndaj askujt, nuk kam keqardhje, ose nëse preferoj, mund t’ju them gjithashtu se kam, kështu që nuk mund të ndryshoja asgjë”, thotë ai.

Edhe sot, në moshën 71-vjeçare, gazetari e gjen atë të zhytur në hirin e cigareve të ndryshme.

“A më bëjnë keq? Ka vetëm një gjë që ju vret, por kurrë nuk e dini më parë, çfarë do të jetë. Për fat të mirë i kam shpenzuar të gjitha me gratë. Kam pirë vodka dhe kokainë. Unë kam konsumuar 5 gram kokainë në ditë. Kam djegur 7 miliard. A më ka shkatërruar alkooli? Mah, a keni provuar ndonjëherë të deheni? Është bukur! Pastaj, çfarë është ajo që është e mirë për ju? Duke punuar nga mëngjesi në darkë për të pasuruar dikë? Unë nuk isha një baba i mirë, e di. Por jeta është e mbushur me shumë gabime, gëzime dhe kënaqësi. Nuk pendohem për asgjë”, thotë aktori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco