VIDEO/ Mariah Carey me veshje sensuale, i thotë të dashurit të saj “zhduku”

VIDEO/ Mariah Carey me veshje sensuale, i thotë të dashurit të saj “zhduku”

12:49, 14/09/2018
A+ Aa A-

Kushdo që theu zemrën e divës Mariah Carey së shpejti do të pendohet.

Këngëtarja me famë mbarë botërore ka lançuar së fundmi albumin e saj më të ri ku bën pjesë dhe kënga “GTFO”. ImageNë videoklipin e kësaj kënge Mariah shfaqet me një veshje shumë sensuale dhe në dorë mban një gotë verë.

Gjithashtu këngëtarja gjatë këngës thotë se i dashur anonim e ka marrë dashurinë e saj për të mirëqenë dhe në fund e ka lënë atë të përhumbur dhe të zhgënjyer.

“GTFO” është kënga e parë që Mariah ka nxjerrë, që në lançimin e albumit të saj para 4 vitesh.

Kritikët kanë thënë se kjo këngë ishte shumë më e dobët se baladat e saj të dashurisë që e bënë atë të famshme në vitet ’90.

Shumë fansa kanë “gërmuar” thellë në historinë e Mariah-s dhe ata kanë spekuluar se kjo këngë mund t’i jetë dedikuar ish-të fejuarit të këngëtares, milionerit Australian James Packer.

Ata u fejuan në Janar të vitit 2016, po u ndanë në Tetor të po atij viti për shkak të problemeve personale të Mariah-s.

Më poshtë është dhe videoklipi i ri i këngëtares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco