Prezantuesja: Hoqa dorë nga karriera në SHBA, zgjodha dashurinë në Shqipëri

Prezantuesja: Hoqa dorë nga karriera në SHBA, zgjodha dashurinë në Shqipëri

22:56, 22/07/2018
A+ Aa A-

Prezantuesja e motit, Fioralba Dizdari prej shumë kohësh ka lënë Amerikën dhe është kthyer për të jetuar në Shqipëri.

Dikur ajo ka qenë modele, karrierë të cilën e nisi pikërisht në Amerikë duke u përkrahur edhe nga fotografi i njohur Fadil Berisha. Por për “Pushime on Top”, ajo ka rrëfyer se i është dashur të kthehet në Shqipëri, pasi ishte e vështirë një lidhje dashurie në distancë.

 “Unë kisha nisur karrierën time si modele në Amerikë, me një ndihmesë të madhe nga Fadil Berisha. Por, kur krijon një lidhje dashurie është e vështirë, kjo është një nga arsyet përse zgjodha të kthehem në Shqipëri e të vazhdoj të jetoj këtu”.

Marrëdhënia me partnerin ka qenë arsyeja e rikthimit të Fioralbës në Shqipëri, gjithsesi ajo duket shumë e lumtur për këtë gjë./Blitz.al/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco