Kjo vajzë u shndërrua në Meghan Markle fare thjesht

Kjo vajzë u shndërrua në Meghan Markle fare thjesht

13:37, 20/06/2018
A+ Aa A-

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, po kthehet në një model frymëzimi për sa i përket pamjes së saj gjithmonë të kuruar, por të thjeshtë. Pamja dhe kryesisht grimi i saj në ditën e dasmës i la të gjithë pa fjalë.

Një grim i lehtë dhe natyral, por që i fiksoi të gjithë. Produktet që u përdorën për të realizuar grimin e dukeshës nuk janë bërë publike, por kjo nuk i ka ndaluar make-up artistet dhe vlogger-et e bukurisë që të mundohen të rikrijojnë look-un e saj.

Një prej këtyre vlogger-eve është edhe Promise Tamang, e cila më parë e ka transformuar fytyrën e saj në atë të këngëtares Cardi B dhe të Gigi Hadid. Me kërkesën e ndjekësve të saj, ajo ka rikrijuar look-un e Meghan në ditën e dasmës. Në videon e postuar në Youtube, Promise është shndërruar totalisht.

Pas disa shtresave dhe shumë produkteve të përdorura, ajo ka arritur ta rikrijojë pamjen më së miri, duke shtuar edhe disa quka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco