Varfëria në Shqipëri mbetet alarmante, një e katërta e popullsisë jeton me vetëm 681 lekë në ditë. Shuma e kufizuar mbulon vetëm ushqimin bazë, ndërsa shërbimet shëndetësore, arsimore dhe qiraja janë të papërballueshme. Raporti i Bankës Botërore, e rendit Shqipërinë, bashkë me Kosovën, si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon.
Raporti i Bankës Botërore për vitin 2025 ka nxjerrë në pah një realitet të zymtë për Shqipërinë: varfëria mbetet e lartë dhe e përhapur.
Sipas të dhënave, 23.4% e popullsisë jeton me vetëm 8.3 dollarë në ditë, rreth 681 lekë.Kjo shumë është e pamjaftueshme për te siguruar nevojat bazike, duke bere që 1.4 e popullise te jene ne kufijte e mbijeteses. Sipas metodologjise se Bankës Botërore, rreth 60% buxhetit ditor për këtë katergori, pra 400 lekë, shkon vetëm për ushqim bazë – bukë, vezë, kos, patate apo fasule.
Ky buxhet nuk lejon hapësirë për produkte si mishi i viçit apo i derrit, pasi kostoja e tyre tejkalon mundësitë ditore shkruan montor. Ndërsa pjesa tjetër e buxhetit ditor, 281 lekë, duhet të mbulojë energjinë, ujin dhe shpenzimet e tjera. Blerja e medikamenteve, Shërbimet shëndetësore, arsimore apo qiraja janë tërësisht të papërballueshme dhe do të duhen të ardhura shtesë për ti siguruar.
Raporti thekson se Shqipëria, bashkë me Kosovën, ka nivelin më të lartë të varfërisë në rajon dhe pritet ta mbajë këtë barrë edhe në vitet e ardhshme. Një e katërta e popullsisë shqiptare sot mbijeton me vështirësi, pa mundësi për të përballuar nevojat bazë. Ky nivel varfërie prek drejtpërdrejt cilësinë e jetës: ushqimi i kufizuar, pamundësia për të paguar qiranë, energjinë apo shërbimet mjekësore, e kthejnë mbijetesën në sfidë të përditshme.
© SYRI.net