Rriten ankesat e punonjësve për punëdhënësit, 544 raste tek Inspektorati

Rriten ankesat e punonjësve për punëdhënësit, 544 raste tek Inspektorati

12:55, 10/05/2024
A+ Aa A-

Ankesat nga punonjës të lidhura me mosmarrëveshjet apo kushtet e punës pranë bizneseve kanë pësuar rritje vitin e shkuar. Të paktën kështu raportojnë shifrat e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore që për 2023-in vlerëson se janë bërë 544 inspektime të lidhura me ankesa me një rritje 4.6 për qind në raport me një vit më parë.

“Gjatë vitit 2023, më çështje inspektimi me arsye « Denoncim nga të tretët » ose « Ankesë », rezultojnë gjithsej 544 inspektime. Krahasimisht me një vit më parë kemi 4.6% më shumë çështje inspektimi. Ky është tregues i rritjes së kulturës së ndërgjegjësimit, për të drejtat dhe detyrimet ligjore nga punëmarrësit dhe punëdhënësit” vlerëson raporti.

Duke analizuar se ka nga ardhur numri më i madh i ankesave në aspektin gjeografikisht raporti evidenton se 75 për qind i përkasin Tiranës e lidhur kjo edhe me faktin që aktiviteti kryesor ekonomik i vendit është i vendosur në këtë qark.

“Numrin më i lartë subjekteve, që janë inspektuar në kuadër të ankesave të ardhura i takojnë Rajonit I – Drejtorisë Rajonale Tiranë me 75% të totalit të inspektim-ankesave. Gjatë 2023 ky rajon rezulton në këtë tregues me rritje me 16 inspektime më shumë se në vitin 2022, tregues që lidhet me faktin e përqendrimit të lartë të bizneseve që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në këtë rajon dhe për një ndërgjegjësim më të lartë të punonjësve të punësuar në këto subjekte për të adresuar shqetësimet e tyre për zgjidhje. Gjithashtu tregues më i lartë krahasimisht me një vit më parë është dhe numri i inspektimeve të kryera nga inspektorë të Drejtorisë Qendrore, i cili tregon vëmendjen e madhe që i është kushtuar trajtimit të ankesave për raste apo situata komplekse” thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se në bazë të llojit të aktivitetit ekonomik të subjekteve, inspektuar për shkak ankese gjatë vitit 2023, rezulton se sektorët, punëmarrësit e të cilëve adresojnë më shumë ankesa janë;  38 % i takojnë Aktivitete “Të tjera”, ku bëjnë pjesë Ndërmarrjet Shtetërore, SHPSF (Shoqëritë e Ruajtjes së Sigurisë Fizike), Arsim, etj ; 25 % janë në Sektorin e Tregtisë (H-B-R), i cili vijon të ketë problematika për respektimin e kontratave të punës për punëmarrësi;  20 % janë në Ndërmarrje Prodhuese ku numri më i madh i përket sektorit fason, që gjatë këtij viti është shoqëruar me luhatje të tregut dhe rrjedhimisht ka dhënë ndikim dhe në raportet e punësimit me punëmarrësit/et.

Sipas Inspektoratit në 544 subjektet të inspektuar në kuadër të ankesave, kanë rezultuar të punësuar gjithsej 35,916 punëmarrës nga të cilët 53 % femra./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco