Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Pikiatë në sektorin e Bujqësisë si shkak i emigrimit dhe mungesa e subvencioneve

17:45, 03/04/2024
A+ Aa A-

Në vitin 2023 sektori i bujqësisë në vendin tonë shënoi rënie me 0.68%, më e forta që nga viti 1997. Bujqësia u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e emigrimit dhe mungesës së subvencioneve. Edhe projeksionet për vitin 2024 janë të errëta, pasi këtë vit bujqësia mori 9% më pak financime se 2023.

Nga SYRI TV

Struktura e rritjes ekonomike në vitin 2023 tregoi rënie të theksuar të prodhimit në vend dhe sidomos bujqësisë, që është edhe sektori më i madh në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT bujqësia shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta që nga viti 1997.

Tendenca rënëse filloi që nga viti 2013. Sipas Monitor, në 10 vitet e fundit bujqësia është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ në 2023. Rënia më e madhe ka ndodhur në sektorin e blegtorisë dhe në mbylljen e fermave të vogla.

Nga njëra anë pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm e i jashtëm dhe nga ana tjetër mungesa e subvencioneve shtetërore, kanë përkeqësuar këtë sektor.

Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke u rikthyer edhe një herë nivelin 20%, situata u përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 60% më i lartë se në BE dhe rajon.

Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste. Ndërsa në Serbi, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër, blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.

Kjo diferencë në çmime po i orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, presion i shumëfishtë për blegtorët që tashmë vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë, teksa eksportet kanë mbetur në vendnumëro. Aktualisht rreth 70% e produkteve bujqësore në tezga dhe supermarkete vijnë nga importi, duke konkurruar në çmime edhe ato pak fermerë vendas që tentojnë të prodhojnë për treg.

Situata në sektor pritet të përkeqësohet më tej këtë vit, pasi buxheti i shtetit dha më pak financim, teksa mbështetja e BE nga fondet IPARD mbetet e bllokuar. Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë mori 9% më pak financime se plani i 2023. Në 2024 fondet totale për Ministrinë e Bujqësisë do të jenë 14,1 miliardë lekë, teksa në 2023 ishin 15,6 miliardë lekë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco