Paguhemi shumë më pak se fqinjët, si u katandisëm të fundit në rajon

Paguhemi shumë më pak se fqinjët, si u katandisëm të fundit në rajon

15:21, 16/03/2024
A+ Aa A-

Prej kohësh, kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, thekson në fjalimet e tij se Shqipëria ishte e para në rajon për pagat në vitin 2023, kur ai e la pushtetin.

Por prej asaj kohe, vendosi ka njohur rrokullisje, duke përfunduar të fundit në rajon.

Edhe një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë nuk e përmirësoi vendin tonë në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë, ose në monedhën europiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro, e renditi përsëri Shqipërinë të parafundit pas Kosovës, raporton A2 CNN.

Kryeson Serbia për pagën mesatare bruto më të lartë në rajon me 1112 euro, ndjekur më pas nga Mali i Zi me 1024 euro, Bosnje dhe Hercegovina 1023 euro, Maqedonia e Veriut 975 euro dhe në fund Kosova me 521 euro.

Nëse krahasohemi me vendin me pagën më të lartë në rajon, ne paguhemi rreth 53% më pak. Me programin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro në mesin e 2024, ne do të jemi vetëm 23% larg vendit të parë.

Por ekspertët e kritikojnë rritjen e pagave pa një program të caktuar ndër vite. Teksa një kapërcim në 900 euro e konsiderojnë si një mjet politik para zgjedhjeve 2025. Për rritjen e pagave në 900 euro qeveria pritet të shpenzojnë nga buxheti i shtetit 2024 rreth 40 miliardë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco