Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Pothuajse 90% e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me investimet në rrugë

Pothuajse 90% e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me investimet në rrugë

11:50, 06/02/2024
A+ Aa A-

Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor” në faqen e internetit dhe në rrjetet sociale tregoi se shumica dërrmuese e pjesëmarrësve nuk janë të kënaqur nga investimet publike në rrugë.

Vetëm 11% e pjesëmarrësve janë shprehur se investimet publike kanë përmirësuar cilësinë e rrugëve, 89% e tyre janë shprehur të pakënaqur me vlerën ose shpërndarjen e investimeve në rrugë.

45% e pjesëmarrësve në sondazh janë shpehur se investimet publike në rrugë janë të pamjaftueshme, ndërsa 23% e pjesëmarrsve mendojnë se investimet copëzohen në shumë projekte. 21% e pjesëmarrësve janë të mendimit se investimet nuk shkojnë për rrugët më të rëndësishme ose me volumin më të madh të qarkullimit.

Shqipëria trashëgoi një infrastrukturë rrugore në gjendje të keqe pas rënies së regjimit komunist dhe përmirësimi i cilësisë së rrugëe ka qenë dhe mbetet akoma një sfidë. Në 20 vitet e fundit është arritur një përmirësim në një pjesë të akseve kombëtare, por një pjesë e tyre ende nuk i përgjigjet nevojave për lëvizje optimale, veçanërisht në kushtet e një turizmi në rritje të shpejtë.

Autostrada Tiranë-Durrës, rruga Tiranë-Rinas apo korridori verior i lëvizjes nga Tirana deri në Lezhë, apo rruga Elbasan-Qafë Thanë në pjesën më të madhe të vitit kanë mbingarkesë, që përkthehet në kohë dhe kosto për drejtuesit e mjeteve.

Totali i fondit për ndërtim dhe sistemim rrugësh me financim të brendshëm të buxhetit për këtë vit të jetë pritet të jetë 10.3 miliardë lekë, shumë kjo në ulje me 14,5% më pak se plani i buxhetit të vitit të kaluar.

Gjysma e fondeve të planifikuara me financim të brendshëm do të shkojnë për të financuar ndërtimin e Tunelit të Llogarisë.

Pjesa tjetër e investimeve është e shpërndarë në shuma relativisht të vogla në një numër të madh projektesh të tjerë, duke përfshirë rrugën Elbasan-Qafë Thanë, Unazën eMaadhe të Tiranës, rrugën Palasë-Dhërmi, rrugën Korçë-Ersekë, rrugën Berat-Ballaban, rrugën Kardhiq Delvinë, etj.

Ndërkohë, projektet me fianncim të huaj për vitin 2024 parashikohen në vlerën e vetëm 2.4 miliardë lekëve dhe pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për financimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Në dekadën e fundit, qeveria po përdor edhe mekanizmin e investimeve me partneritet publik-rivat, por deri tani rezultatet e prekshme janë të pakta. Përfundimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Kombit, ndërtimi i Rrugës së Arbërit, i rrugës Thumanë-Rrogozhinë dhe Orkum- Dukat po ndërtohen me projekte të PPP-ve

Ndërtimi me PPP sjell kosto më të larta dhe tashmë qeveria e ka bërë të qartë se në disa prej rrugëve të reja kalimi do të bëhet kundrejt pagesës, siç ndodh prej vitesh në Rrugën e Kombit.

Pagesat për projektet rrugore të PPP-ve gjatë vitit 2024 parashikohen në vlerën e 5.2 miliardë lekëve. 67% e pagesave totale pritet të shkojnë për Rrugën e Arbrit, ndërsa pjesa e mbetur do të shpërndahet mes Rrugës së Kombit dhe Rrugës Orikum-Dukat./MONITOR

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco