KAFE SHQETO/ 'Si e ka hallin euro’, Nasto: Monopoli i kompanive të importit faktori kryesor!

09:37, 10/01/2024
A+ Aa A-

Me rënien e euros bizneset në fushën e shërbimeve ku përfshihen baret dhe restorantet, ato të tregtisë që përbëhen kryesisht nga dyqanet dhe supermarketet, bashkë me ndërtimin, paralajmërojnë se çmimet do të vijojnë të rriten. 

Pritshmëritë e sipërmarrjeve për shtrenjtim të mëtejshëm të jetesës vijnë në një kohë që Banka e Shqipërisë deklaron se inflacioni do të rikthehet në objektivin 3 për qind brenda gjysmës së dytë të vitit. Cikli i ri i krizës së çmimeve sipas ekspertëve kësaj here po vjen nga rritja e pagave.

Për të folur për këtë problem që prek më së shumti xhepat e shqiptarëve ishte I ftuar në emisionin e mëngjesit KFE SHQETO, Albert Nasto– Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm.

Nasto: Nuk jam eksperti i fushës por jam ekspert i mirë i njohjes së biznesit. Rënie e euros më shumë ka pasur  problem tek fasoneria. Por kemi thënë që jemi vend importues që gati, gati 83% e gjithë atyre qe ne konsumojmë apo ndërtojmë janë mallra importi dhe importeve ju vjen për mirë që kursi i këmbimit euro-lekë të jetë i ulët që të marrin mallra sa më shumë që të sjellin në Shqipëri.

Kemi paralajmëruar shpeshherë dhe në emisionin tuaj se këtu është krijuar një monopol. Një monopol që jo më shumë se 7-8 kompani të mëdha sjellin këto mallra importi dhe këto importe besoj se është një anë që kjo çështja që po themi ndikon tek euro.

Pra unë them që një ndër shkaqet kryesore që ky kurs këmbimi është kaq i ulët dhe po shkakton këto dëme kaq të mëdha është krijimi i monopoleve shumë të mëdha që dikton gjithçka në këtë vend dhe kjo po sjell dhe do të sjell dëme shumë të mëdha tek biznesi po sidomos tek fasoneria por edhe tek çmimet se në fund të fundit sa më e ulët të këmbëhet euroja me lekun aq më shumë rriten çmimet dhe këto çmime rriten sepse monopolet janë problem  komandojnë gjithçka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco