Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Prodhimi i ulët rrit çmimin, vaji i ullirit shkon 1-mijë lek litri

Prodhimi i ulët rrit çmimin, vaji i ullirit shkon 1-mijë lek litri

22:00, 15/11/2023
A+ Aa A-

Nëse një vit më parë vendi ynë regjistroi një mbiprodhim të vajit të ullirit, këtë vit fermerët janë të zhgënjyer.  Kushtet ekstreme të motit ulën ndjeshëm rendimentin, teksa regjistrohet një prodhim për fermerët edhe në 40% më pak.

“Kam ardhur këtu te fabrika. Prura një kujtal ullinj, mora 20 kile vaj. Nuk ka prodhim fare.”

Ata thonë se kushteve të pafavorshme të motit ju bashkohet edhe mungesa e ndihmës nga shteti, duke theksuar vështirësitë e tyre. Ato nisin me çmimet e pesticideve deri tek mungesa e tregjeve.

Fermerët e Mallakastrës thonë se gjendja i ka detyruar të lënë pa shërbime parcelat.

“Është keq për punëtor, nuk gjen punëtor. Larg e kemi, makina nuk hyn dot. S’kemi kushte.”

“Situata në fshatrat tona është pak e vështirë. Punëtorë nuk ka, të rinjtë kanë ikur të gjithë dhe kanë ngelur tokat në mëshirë të fatit. Ulliri ka mbetur në mëshirë të fatit, i pakrasitur, pa shërbim. Jemi katandisur në këtë derexhe që punojmë me shkëputje.”

Mungesa e përkujdesit të duhur ndaj kësaj kulture ka ndikuar edhe në cilësinë e vajit, pohojnë ekspertët.

“Për shkak të kushteve klimaterike, shirat kanë filluar dhe kanë vështirësuar vjeljen, duke qenë se vjelja në fushë është pak më e vështirë. Edhe normalisht cilësia, duke qenë se një pjesë e mirë e frutave mund të kenë rënë në tokë, janë faktorë që ndikojnë te cilësia e vajti të ullirit. Edhe miza e ullirit që është një nga dëmtuesit kryesorë si ullirit frut dhe atij që përdoret për vaj ndikon drejtpërdrejtë te cilësia”, shprehet Onejda Kyçyky, specialiste e vajit të ullirit.

E gjithçka vjen zinxhir…rënia e prodhimit dhe ndikimi i tregut të jashtëm ka rritur çmimet për këtë produkt mjaft të përdorur në tryezat e familjeve shqiptare.

“Çmimi i vajti do të rritet patjetër. Do të vejë 10 mijë lekë kilja."

“Rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e prodhimit të pakët. Ka shumë zona në Shqipëri, si Tirana, rrethet ku prodhimi ka qenë shumë i pakët, rendimenti i prodhimit ka qenë thuajse pa kokrra”, shprehet Kyçyku.

Nga 400-500 leke për litër vitin e kaluar aktualisht çmimi i blerjes në fabrikë është 700-800 lekë për litër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco