Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shpallet firma fituese që hartojë projekt-idenë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Shpallet firma fituese që hartojë projekt-idenë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

21:23, 15/11/2023
A+ Aa A-

“ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. është firma fituese për hartimin e projekt-idesë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare ka përzgjedhur edhe bashkimin e kompanive fituese të tenderit për kryerjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për këtë linjë hekurudhore.

“ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. kanë ofruar 168.9 milionë lekë për realizimin e projektit.

Fondi limit i vendosur në dispozicion nga qeveria në buxhet ishte 200 milionë lekë.

Kompanitë do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt-idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Më poshtë po ju paraqesim alternativat për studimin e fizibilitetit të hartuar nga Hekurudha Shqiptare:

E para:  

Parashikon në total një gjatësi prej 137 km. Hekurudha pretendohet të nis nga stacioni i Mjedës në Shkodër deri në kufirin me Kosovën. Distanca është rreth 107 km. Linja e re  linja kalon në dy tunele të njëpasnjëshëm për shkak të terrenit të vështirë deri në zonën e Repsit, pranë autostradës Rrëshen-Kalimash.

Përkatësisht parashikohet ndërtimi i këtyre tuneleve:

Parashikon ndërtimin e një tuneli në zonën e Bisakut dhe të një ure në mbi liqenin e hidrocentalit të Fierëz për të arritur në Morinë.

Dhe nga pjesa e Kosovës, linja hekurudhore parashikon të shkojë në Gjakovë. Linja Kramovik-Qafë Morinë e gjatë 30 km.

E dyta:

Alternativa e dytë është 125 km. Parashikohet kalimi i hekurudhës Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë”.

Pjesa shqiptare së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulon një gjatësi prej rreth 108 km.  

Ndërsa, nga Kosova linja Klinë – Prizren deri në kufirin në Vermicë llogaritet në rreth 17 km.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco