Margarita Mëhillka: Situata ekonomike në Elbasan mjaft e rënduar, qytetarët nuk blejnë dot as produktet shportë

10:40, 10/10/2023
A+ Aa A-

Margarita Mëhillka, korrespondente e ‘Syri Televizon’ për qarkun e Elbasanit në një raportim direkt për ’Kafe Shqeto” u shpreh se situata ekonomike në qytetin e Elbasanit është në një gjendje mjaft të vështirë.

Kjo për shkak se rroga mesatarisht për një punonjës shkon deri në 300 mijë lek të vjetra duke mos i siguruar as blerjen e produkteve shportë.

Rritja e çmimeve të shportës ka qenë në vëmendjen e opinionit publik prej muajsh tashmë. Prej janarit çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rritje mesatarisht me 33%.

Mielli është rritur me 36% ndërsa buka me 17%. E nëse dëshiron që tavolinës të mos i mungojnë bulmetrat, i njëjti gjalpë sot paguhet thuajse me dyfishin e çmimit që kushtonte në janar.

Deklarata e saj:

Margarita Mëhillka: 'Edhe këtu në Elbasan, situata nuk është më mirë se në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë ku duket se kohëve të fundit ekonomia ka rënë në nivele tepër drastike ku çmimet janë tepër të larta, por pagat janë ende të ulëta.

Shqiptarët këtu shprehen të indinjuar (të paktën ato që kanë mbetur) pasi në qytetin e Elbasanit nuk shohim më rini, pasi kanë mbetur vetëm moshën e tretë.

Kjo do të thotë se ata nuk e përballojnë dot jetesën pasi në këtë rast kanë dhe ilaçet për t’i blerë, apo vizita të tjera mjekësore. Nga ana tjetër kemi edhe probleme me punësimin këtu në Elbasan, pasi shumë të rinj kërkojnë që të gjejnë të ardhmen e tyre jashtë vendit, pasi pagat shkojnë deri në 300 mijë lekë të vjetra, duke mos j’u siguruar të ardhmen.

 Sa i përket bizneseve mund të themi se shumë prej tyre janë në prag falimenti pasi nuk mund të përballojnë qeranë dhe mungesën e klasës punëtore.

Para disa kohësh shumica e bizneseve mbanin punonjës të pasiguruar me një pagë relativisht të ulët e ndërsa tani që shumica e tyre janë detyruar që t’i fusin punonjësit me siguracione, ata ulin pagën mesatare'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco