Sidorela Xhomaqi: Shqiptarët po marrin borxhe për t’u ushqyer, asistenca sociale shkon deri në 30 mijë lekë të vjetra

10:12, 10/10/2023
A+ Aa A-

Në një raport te realizuar nga Banka Qendrore thuhet se gjatë vitit 2023 një familje shqiptare mesatarisht ka më pak të ardhura se 100 mijë lekë të vjetra. Sipas anketës kjo peshë ka rënë në me 2% dhe krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe 7% krahasuar me një vit më parë.

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare sipas Bankës së Shqipërisë, nuk kanë asnjë pasuri financiare në formë depozitash.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto në një lidhje direkte ishte SIDORELA Xhomaqi, korrespondente e Syri Televizion në qytetin e Korçës, e cila na solli një realitet të hidhur të jetësës së qytetarëve në zonën juglindore.

Ajo u shpreh se janë të shumtë banorët të cilët në marketet e lagjeve kanë borxhe të pashlyera, kjo për faktin se ka një rritje të papunësisë ashtu edhe asistenca sociale e cila shkon në 30 mijë lekë të vjetra.

Deklarata e saj:

Ola: Si e kanë përballuar qytetarët korçarë rritjen e çmimeve?

Sidorela Xhomaqi: 'Sa i përket pjesës së qytetarëve korçarë ose më saktë gjithë Juglindja është përballur me një situate shumë të vështirë me rroga mjaft të ulëta jo vetëm në qarkun e Korçës, por në të gjithë vendin.

Nga konstatimi që ne kemi pasur në terren janë të shumtë banorët e qytetarët të cilët në marketet e lagjeve kanë borxhe të pashlyera, kjo për faktin se ka një rritje të papunësisë ndërkohë që pensionet janë mjaft të ulëta po ashtu edhe asistenca sociale e cila shkon në 30 mijë lekë të vjetra.

Është shumë e vështirë për familet që jetojnë në qytet por edhe ato të zonave rurale që të përballojnë jetësën në një muaj.

U fokusova në dy zona, në zonat rurale dhe në qyetet pasi tek të dyja është e vështirë të jetohet e këtë gjë e thonë edhe vetë qytetarët dhe banorët e zonave rurale, pavarësisht insistimit të tyre duke u punësuar apo vetëpunësuar në bujqësi duket se edhe prodhimet nuk kanë mundur t’i shesin sipas parashikimeve të tyre.

Ka pasur rritje të çmimeve edhe të pesticideve, të naftës dhe të punonjësve që shkojnë në këto parcea për të punuar.

Pjesa më e madhe nga konstatimi që ne kemi pasur, punojnë në grumbullimin e patates, mollës apo qepës duke qenë se janë 3 produkte që mblidhen më shumë në qarkun Juglindor, por ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Pjesa më e madhe e tyre preferojnë që të shkojnë në shtetin Grek apo Maqedoninë e Veriut pasi të ardhurat këtu janë të papërballueshme'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco