SYRI TV/ Sezoni bujqësor në kulm, çmimet e larta: zarzavatet shiten deri 26% më shtrenjtë

11:07, 08/08/2023
A+ Aa A-

Megjithëse sezoni bujqësor është në kulmin e tij, çmimi I zarzavateve dhe i patateve ka shënuar një rritje të pazakontë. INSTAT raportoi se grupi  i zarzavateve dhe patateve shënoi një rritje vjetore të çmimeve me mbi 21% në korrik, teksa në qershor shtrenjtimi ishte edhe më i lartë, me mbi 26%. Një tjetër problem me të cilin po përballen fermerët është sasia e madhe e grurit e cila ka mbetur stok.

Nga SYRI TV

Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje të pazakonte në dy muajt e fundit edhe pse sezoni bujqësor është në kulmin e tij.

INSTAT raportoi se grupi  i zarzavateve dhe patateve shënoi një rritje vjetore të çmimeve me mbi 21% në korrik, teksa në qershor shtrenjtimi ishte edhe më i lartë me mbi 26%.

Revista Monitor citon tregtarët te cilet pohojnë se kjo rritje vjen për faktorë të ofertës dhe kërkesës në të njëjtën kohë. Këtë vit pati rënie të sipërfaqes së kultivuar me qepë dhe patate në zonën e Korçës që solli një ofertë me të ulët në treg për këto produkte, njëkohësisht kërkesa po rritet nga turizmi dhe eksportet.

Nga ana tjetër, tregtarët me pakicë thotë se prodhimet më të mira të vendit po i merre eksporti dhe se e kanë të vështirë të gjejnë furnizime.

Rënia me ritme të larta e popullsisë në zonat rurale po redukton mbjellën e ngastrave të vogla për treg dhe vete- konsum. Në anën tjetër copëzimi i tokës, problemet me pronësisë dhe kostot e larta të prodhimit po pengojnë investimet e reja në bujqësi.

Si rrjedhojë, çmimet e patateve dhe qepëve gjatë gjithë vitit qëndruan në mbi 100 lekë kilogrami, nga 70 lekë që ishin vitin e kaluar si rrjedhojë e rënies së prodhimit në Rajonin e Korçës.

Qeveria vitin e kaluar orientoi fermerët për mbjellin grurë si rrjedhojë e problemeve që u krijuan në import nga lufta në Ukrainë, por ndërkohë që tregu u stabilizua, gruri i fermerëve mbeti stok, ndërsa në treg u krijua hendek në furnizimin me zarzavate.

Fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serat dhe fushat. Pranvera e lagësht dhe me shira ka dëmtuar rëndë prodhimin në rajon, i cili ka rritur kërkesën për prodhimet shqiptare, e për rrjedhojë edhe çmimet.

Fermerët lajmërojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale do të mbeten të larta për arsye të mungesës së fuqisë punëtore në fshat që po redukton sipërfaqet e mbjellja dhe po ndikon të prodhimi, teksa kërkesa është në rritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco