Pastrimi i parave/ Dhoma Amerikane e ashpër: Ka pasoja shumë të rënda

Pastrimi i parave/ Dhoma Amerikane e ashpër: Ka pasoja shumë të rënda

11:17, 14/12/2022
A+ Aa A-

Në Konferencën Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri, Kreu i Dhomës Amerikane Enio Jaço ka folur me tone mjaft të ashpra mbi faktin që Shqipëria gjendet në listën gri të Moneyval, ndërkohë që kanë ardhur paralajmërime të qarta se pozicioni i saj mund të përkeqësohet.

Ai tha se vendi ynë duhet të ndalë çdo iniciative që bie ndesh me kërkesat e Moneyval, siç është amnistia fiskale.

Ai tha se pastrimi i parave perceptohet nga publiku si një krim i butë, por në të vërtetë pasojat e tij janë shumë të rënda.

Penetrimi i parave të krimit e korrupsionit në ekonomi, sipas tij nxjerr njerëzit nga puna, mbyll bizneset, dëmton konsumatorët. Prek investitorët e huaj dhe krijon imazhin e një tregu të pasigurtë, ku bizneset serioze hezitojnë.

Konferenca e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim mblodhi bashkë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave investigative, shoqata biznesi e përfaqësues të institucioneve publike./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco