FMN: Në vitin 2023, ekonomia botërore do përkeqësohet

FMN: Në vitin 2023, ekonomia botërore do përkeqësohet

19:22, 11/10/2022
A+ Aa A-

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se në vitin 2023 kushtet ekonomike mund të përkeqësohen ndjeshëm mes presioneve nga lufta në Ukrainë, çmimeve të larta të energjisë, ushqimeve, inflacionit dhe normave të larta të interesit.

Sipas parashikimit të FMN-së, inflacioni total i çmimeve të konsumit arrin kulmin në 9.5% në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke rënë në 4.7% deri në tremujorin e katërt të 2023.

Fondi tha se parashikimet e tyre të fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore tregojnë se një e treta e ekonomisë botërore ka të ngjarë të tkurret deri në vitin e ardhshëm.

 “Tri ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe zona e euros do të vazhdojnë të ngecin. Me pak fjalë, më e keqja nuk ka ardhur ende dhe për shumë njerëz, viti 2023 do të ndihet si një recesion”, tha në një deklaratë kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, shkruan Financial Post.

Tutje, FMN-ja tha se rritja globale e PBB-së vitin e ardhshëm do të ketë një rritje prej 2.7%, krahasuar me parashikimin prej 2.9% në korrik, pasi normat e larta të interesit ngadalësojnë ekonominë e SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco