Bie çmimi i naftës në bursë, por qeveria e ka fiksuar deri në fundjavë

Bie çmimi i naftës në bursë, por qeveria e ka fiksuar deri në fundjavë

12:07, 28/03/2022
A+ Aa A-

Çmimi i naftës në Shqipëri nuk do ndryshojë deri te premten, edhe pse në bursa ka pësuar ulje me rreth 6%. Fiksimi i çmimeve nuk po i kënaq qytetarët, të cilët lajmërojnë protestë masive këtë të martë.

Një litër naftë do të blihet në pikat e karburanteve për 245 lekë deri më 1 prill.

Vendimi i bordit të ngritur nga qeveria, është i pakthyeshëm që nga e shtuna, edhe pse në tregun ndërkombëtar çmimi për fuçi ka rënë 6 % këtë të hënë.

Pra, qeveria del nga angazhimi për të kontrolluar abuzimin me marzhin minimal të fitimit.

Në këtë mënyrë ajo po luan lotari, e cila është pranuar edhe nga furnitorët e naftës për të shitur mbi marzhin e përcaktuar ose për të dalë më humbje në rastin më të keq.

Bursa e nisi javën me trend në rënie, por kjo nuk i kënaq qytetarët e as bizneset. Ata do të vazhdojnë të blejnë shtrenjtë, duke iu nënshtruar çmimit të transparencës.

Pra, ngritja e komisionit të çmimeve, nuk ka sjellë lehtësim në treg. Kjo shihet në krahasim edhe me vendet e rajonit, ku vendi ynë kryeson me naftën e shtrenjtë.

Pakënaqësitë në rritje për shtrenjtimin e çmimeve, po rikthejnë sërish qytetarët në shesh. Ata lajmërojnë për një protestë masive pasditen e 29 marsit përballë kryeministrisë./Euronews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco