VIDEO NGA SYRI TV/ PD takim me përfaqësues të biznesit të vogël, Nasto: Qeveria ka braktisur sipërmarrjen

VIDEO NGA SYRI TV/ PD takim me përfaqësues të biznesit të vogël, Nasto: Qeveria ka braktisur sipërmarrjen

17:19, 07/11/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike do të kërkojë në Komisionin e Ekonomisë që të planifikohen në buxhetin e 2022, paketa fiskale për të mbeshtetur biznesin e vogël, si dhe shtyrjen e fiskalizimit. Ndërsa Kryetari i Shoqatës Albert Nasto, gjatë takimit me përfaqësuesit te PD, tha se qeveria ka braktisur biznesin e vogël dhe se kostoja e fiskalizmit ështe papërballueshme duke i çuar ata drejt falimentit

NGA SYRI TV

Partia Demokratike ka deklaruar se do të përkrahë kerkesën e biznesit të vogël për shtyrjen e fiskalizimi si dhe mbështetjen financiare nga qeveria.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës së biznesit,  Sorina Koti tha se do kërkojë në Komisionin e Ekonomisë, që në buxheti 2022 të planfikohet më shumë mbështetje financiare për biznesin e vogël.

Kryetari i shoqatës Albert Nasto tha se qeveria jo vetëm ka braktisur biznesin e vogël, duke mos parashikuar mbështetje finaciare për vitin 2022, por ka shtuar kostot për ata përmes fiskalizmit.

Sipas tij, fiskalizimi do të ndikojë mbylljen e mijëra bizneseve, duke rritur papunësinë në vend.

Disa ditë më parë, tregtarët e vegjël në Tiranë mbyllën qepenat, si një shenjë proteste kundër fiskalizmit dhe rritjes së çmimit të produkteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco