Në një ndeshje dramatike, Ekuadori ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/16 si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta, me gjithsej katër pikë të grumbulluara në grup.
Gjermania kaloi e para në epërsi shumë shpejt, pas një kombinimi të saktë mes Leroy Sané dhe Florian Wirtz, ku Sané finalizoi saktë për 0-1. Por reagimi i Ekuadorit ishte i menjëhershëm, me Nilson Angulon që barazoi shifrat pas vetëm nëntë minutash lojë, duke i dhënë ton tjetër ndeshjes.
Në pjesën e dytë, sfida mbeti e hapur dhe e luftuar deri në fund, derisa në minutën e 77-të erdhi momenti vendimtar. Pas një goditjeje nga këndi, Kevin Rodríguez devijoi topin drejt Gonzalo Platës, i cili nuk gaboi nga afërsia për 2-1, duke vulosur një përmbysje të madhe.
Gjithsesi, duhet theksuar e Gjermania e kishte siguruar më herët me dy fitore vendin e parë në grup.
Golat
Gjermania ka kaluar shumë shpejt në epërsi ndaj Ekuadorit. Pas një kombinimi të bukur mes Leroy Sanés dhe Florian Wirtzit, topi përfundoi te Sané, i cili nga skaji i zonës goditi saktë dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për rezultatin 0-1.
Përgjigjja e Ekuadorit ishte e menjëhershme. Nilson Angulo arriti të mposhtte portierin Manuel Neuer dhe ta dërgonte topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1-1 pas vetëm nëntë minutash lojë.
Ekuadori gjen çuditërisht avatazhin në minutën e 77-të. Pas një goditjeje nga këndi, topi u dërgua në zonë, ku Kevin Rodriguez e devijoi me kokë drejt Gonzalo Plata-s. Ky i fundit reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë nga afër, 2-1.
© SYRI.net