Trump entuziazmohet nga Botërori 2026: Është sikur të kemi Super Bowl çdo ditë

Trump entuziazmohet nga Botërori 2026: Është sikur të kemi Super Bowl çdo ditë

13:47, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur kënaqësinë e tij për suksesin e deritanishëm të Kupës së Botës 2026, duke theksuar rekordet e shikueshmërisë dhe pjesëmarrjes që po regjistron turneu.

Gjatë një deklarate publike, Trump vlerësoi organizimin e kompeticionit që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke e cilësuar atë një sukses të madh për futbollin dhe për vendin e tij.

“Gjatë javëve të fundit, Amerika ka qenë me krenari pritëse e Kupës së Botës 2026. Turneu po vendos rekorde pjesëmarrjeje dhe rekorde televizive si kurrë më parë. Kush do ta kishte menduar? Shumë njerëz thonë se futbolli nuk është sporti ynë kryesor, por ja që po ndodh”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan pati edhe fjalë vlerësuese për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin tha se ka një bashkëpunim të shkëlqyer.

“Dua ta përgëzoj mikun tim, Gianni Infantino. Është fantastike të punosh me të. Ai është shumë i lumtur, sepse gjithçka po thyen rekorde. Është sikur të kesh Super Bowl çdo ditë”, u shpreh Trump.

Në fund, ai i dërgoi një mesazh mbështetjeje edhe kombëtares së SHBA-së për përballjen ndaj Turqisë, duke theksuar se skuadra amerikane po zhvillon një turne shumë të mirë dhe ka treguar nivel të lartë loje në këtë Botëror.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco