Gara për kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026 mbetet tepër e fortë edhe mes skuadrave të renditura në vendin e tretë të grupeve.
Aktualisht, Bosnjë Hercegovina kryeson këtë renditje me katër pikë, duke qenë në pozicion të favorshëm për të siguruar një biletë për raundin e ardhshëm.
Pas boshnjakëve, disa kombëtare ndajnë nga tri pikë, mes tyre Suedia, Kroacia, Koreja e Jugut, Algjeria, Paraguai dhe Skocia. Diferencat minimale në golavarazh po luajnë një rol të rëndësishëm në renditje dhe pritet të jenë vendimtare në fund.
Surprizë mbetet pozicioni i Belgjikës, e cila pas dy barazimeve ka vetëm dy pikë dhe ndodhet jashtë zonës së kualifikimit.
Të njëjtin numër pikësh ka edhe Kepi i Gjelbër, ndërsa RD e Kongos dhe Ekuadori kanë grumbulluar vetëm nga një pikë.
Situata më e vështirë është për Senegalin, që pas dy ndeshjeve nuk ka arritur të marrë asnjë pikë dhe rrezikon seriozisht eliminimin.
Me disa grupe që ende nuk kanë përfunduar ndeshjet e fundit, renditja e vendeve të treta pritet të ndryshojë vazhdimisht.
Ădo gol dhe çdo pikĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« diferencĂ«n mes kualifikimit dhe eliminimit nĂ« njĂ« BotĂ«ror qĂ« po dhuron emocione tĂ« mĂ«dha.
Në fazën tjetër do të kalojnë 8 skuadra (nga 12 gjithsej) të vendeve të treta të renditura më lart pas përfundimit të fazës së grupeve.

Â
© SYRI.net