Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Japoninë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në ishullin Kyushu, në jug të vendit, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 25 kilometra nga qyteti i Kumamotos.
Autoritetet japoneze janë duke monitoruar situatën, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet lëshuan paralajmërim për cunami me lartësi një metër, sipas NHK.
© SYRI.net