Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 54 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Trump: Po shqyrtoj një sulm masiv ndaj Iranit, më të madh se çdo sulm tjetër më parë

Trump: Po shqyrtoj një sulm masiv ndaj Iranit, më të madh se çdo sulm tjetër më parë

18:44, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Donald Trump ka deklaruar se po e shqyrton seriozisht rifillimin e një operacioni të madh ushtarak kundër Iranit, me sulme që, do të jenë më të mëdha se ato të kryera në kontekstin e Operacionit Epic Fury. Në një intervistë të shkurtër, presidenti amerikan tha se është afër marrjes së një vendimi, duke sqaruar megjithatë se deri më tani nuk ka dhënë dritën jeshile përfundimtare.

"Po shqyrtoj një sulm masiv. Më të madh se çdo sulm më parë. Jam afër marrjes së një vendimi. Jemi të gjithë gati për të", tha ai.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, dy zyrtarë amerikanë konfirmuan se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe as nuk janë dhënë urdhra të rinj forcave të armatosura. Presidenti amerikan pohoi gjithashtu se Izraeli do të merrte pjesë menjëherë në një operacion të ri, nëse do t'i kërkohej do të merrte pjesë.

Megjithatë edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për ndihmën e një vendi tjetër për të nisur një sulm ndaj Iranit. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se pjesëmarrja e mundshme e Izraelit mund të ketë pasoja, duke sugjeruar se kjo do të provokonte hakmarrje nga Teherani.

Tensionet po përshkallëzohen në rajon

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar operacionet e tyre ushtarake gjatë 12 ditëve të fundit, me qëllim ndalimin e sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, Irani vazhdon operacionet e tij në rajon, ndërsa rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Teherani, kanë nisur sulme ndaj anijeve saudite në Detin e Kuq, duke përshkallëzuar më tej krizën në një korridor tjetër kritik tregtar detar.

Më parë, Trump kishte paralajmëruar përmes postimit të tij në platformën Truth Social se nëse Huthitë nisin sulme të reja ndaj anijeve në Detin e Kuq, Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë Iranin përgjegjës. Siç tha ai, Huthitë veprojnë si përfaqësues të Teheranit dhe në një rast të tillë si Irani ashtu edhe vetë Huthitë do të përballen me një përgjigje të fortë ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco