Rrëzohet një helikopter ushtarak me pesë ushtarë në Republikën Çeke

Rrëzohet një helikopter ushtarak me pesë ushtarë në Republikën Çeke

17:30, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një helikopter ushtarak që transportonte pesë ushtarë u rrëzua të enjten në Republikën Çeke.

Njëri nga personat që ndodheshin në bord humbi jetën në aksident, raportoi agjencia e lajmeve CTK, duke cituar shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Të plagosurit u dërguan në spital.

Aksidenti ndodhi në aeroportin ushtarak në Náměšť nad Oslavou, njoftoi ushtria në platformën X.

Ky aeroport shërben si baza kryesore operacionale për helikopterët e ushtrisë çeke dhe ndodhet pak më pak se 160 kilometra në juglindje të Pragës.

Fillimisht nuk u dhanë detaje lidhur me shkakun e aksidentit.

Helikopteri që u rrëzua ishte një UH-1Y Venom, një variant modern i serisë legjendare Huey, i prodhuar nga kompania amerikane Bell Textron. Helikopterët e këtij lloji hynë në shërbim në Republikën Çeke në korrik të vitit 2023.

Ata zëvendësuan helikopterët e vjetëruar luftarakë dhe transportues Mi-35, të prodhuar në Bashkimin Sovjetik, të cilët më pas iu transferuan Ukrainës. Republika Çeke është anëtare e aleancës mbrojtëse të NATO-s që nga viti 1999./DPA News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco