Përmbytje masive Kinë/ Rrugët kthehen në lumenj, uji merr para makinat

Përmbytje masive Kinë/ Rrugët kthehen në lumenj, uji merr para makinat

11:17, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përmbytjet masive që kanë goditur Kinën kanë sjellë skena dramatike, me rrugë të shndërruara në lumenj dhe rrjedha të fuqishme uji që marrin përpara automjete, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të tëra që tërhiqen nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet intensive.

Në qytetin Shenyang, një pronar automjeti zgjodhi një zgjidhje të pazakontë për të shmangur humbjen e makinës së tij. Ai mori me qira një vinç, i cili e ngriti automjetin në ajër për ta mbrojtur nga përmbytjet e mundshme.

Veprimi i tij është bërë viral në internet, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një mënyrë kreative për të shpëtuar pronën nga ujërat që kanë përfshirë disa rajone të Kinës.

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar kaos në shumë zona të vendit, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se moti i keq dhe reshjet e dendura pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco