Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët

12:30, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa më shumë se 160 zjarre po diegin të gjithë rajonin.

Pamjet e të filmuara nga brenda një lokomotive të Canadian National Railway pranë Armstrong, Ontario, tregojnë një ekip treni mallrash të rrethuar nga flakët e një zjarri pyjor që përhapej me shpejtësi. Tymi i dendur kishte mbuluar shinat, ndërsa të gjitha dritaret e kabinës ndriçoheshin me një ngjyrë të fortë portokalli.

Pamjet dramatike tregojnë intensitetin e një prej zjarreve pyjore që po përhapen me shpejtësi në veriun e Ontarios, ku dukshmëria ishte reduktuar pothuajse në zero.

Canadian National Railway (CN) njoftoi se lokomotiva ishte njëra prej tre trenave të mallrave që u ndaluan rreth 32 kilometra larg komunitetit të izoluar të Armstrong, në veri të Thunder Bay, pasi zjarri arriti pranë korridorit hekurudhor.

Trenat transportonin mallra të djegshme dhe materiale të rrezikshme, çka çoi në pezullimin e qarkullimit hekurudhor si masë parandaluese. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk pati të lënduar.

Pamjet dramatike kanë rikthyer shqetësimet mbi operimin e trenave gjatë kushteve ekstreme të zjarreve, ndërsa lideri i sindikatës François Laporte këmbënguli se asnjë ngarkesë mallrash nuk ia vlen të rrezikohen jetët e punëtorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco