Shirat e rrëmbyeshëm në New Jersey shkaktuan të hënën shembjen pjesërisht të çatisë së një marketi ku raportohet se Brenda ishin 27 persona.
Incidenti ndodhi rreth orës 11:16 të mëngjesit në BJ’s Ëholesale Club në Ocean Toënship. Policia, Zyra e Sherifit të Qarkut Monmouth dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëhetë në vendin e ngjarjes ku nga pamjet e publikuara u shkaktua një dëm i madh material.
Sipas autoriteteve, dy persona mbetën pjesërisht të bllokuar nën rrënoja, por ata arritën të liroheshin dhe të dilnin të sigurt nga ndërtesa.
“Ky incident është një tjetër kujtesë se sa shpejt moti ekstrem mund të krijojë kushte të rrezikshme dhe të paparashikueshme”, tha Sherifi Sean Golden.
Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të shërbimeve të emergjencës, duke thënë se pavarësisht përmbytjeve dhe kushteve të vështira në zonë, agjencitë punuan së bashku në mënyrë efektive për të siguruar që të gjithë në dyqan të ishin të sigurt. Nuk u raportuan të lënduar nga shembja.
WILD FOOTAGE: Security camera footage captures the moment the roof collapsed inside a BJ’s Wholesale store in New Jersey. No injuries were reported. https://t.co/RB6EDbp6tD pic.twitter.com/nIqfm9N1hg
© SYRI.net