Mbreti Charles III ka uruar Shtetet e Bashkuara me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes Londrës dhe Uashingtonit do të vazhdojnë të mbështeten mbi vlerat e përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në rrjetet sociale, monarku britanik u shpreh se nuk ka “asnjë dyshim” se dy vendet do të vijojnë të mbrojnë parimet që i bashkojnë.
“Përmes shekujve të sfidave dhe sukseseve të përbashkëta, kombet tona kanë ndërtuar një marrëdhënie të bazuar në miqësi, besim dhe besim në liri, sundimin e ligjit dhe dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore”, shkroi Mbreti Charles në mesazhin e nënshkruar me inicialet Charles R.
Mesazhi vjen në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar lidhjet historike dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së në çështje të rëndësishme ndërkombëtare.
© SYRI.net