Një foshnjë 18-muajshe është gjetur e pajetë brenda një automjeti në parkingun e një spitali universitar në Marsejë, Francë.
Zjarrfikësit njoftuan se janë alarmuar të martën për praninë e fëmijës në makinë dhe e kanë transportuar menjëherë në urgjencën pediatrike të spitalit, por mjekët nuk kanë mundur t'i shpëtojnë jetën.
Ngjarja vjen pas dy rasteve të tjera tragjike në Francë. Të hënën, dy vëllezër, 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të vdekur brenda makinës së familjes në Carpentras, në juglindje të vendit. Ndërsa të mërkurën, një tjetër fëmijë 3-vjeçar humbi jetën brenda automjetit të familjes në Saint-Gratien, në veriperëndim të Parisit.
© SYRI.net