Gjykata Supreme e SHBA-së bllokon ekzekutimin me azot të një të dënuari me vdekje

Gjykata Supreme e SHBA-së bllokon ekzekutimin me azot të një të dënuari me vdekje

10:11, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Supreme federale të enjten i ndaloi shtetit të Alabamës ekzekutimin e një burri me azot, pasi një gjykatë më e ulët vendosi se metoda ka të ngjarë të shkelë Kushtetutën e SHBA-së.

Jeffrey Lee, 49 vjeç, do të ekzekutohej me anë të thithjes së azotit për vrasjen e dy personave gjatë një grabitjeje në vitin 1998. Kjo metodë zbatohet duke i vendosur një maskë të dënuarit me vdekje për të thithur gazin, i cili shkakton mbytje dhe vdekje.

Të marten, një gjykatë federale vendosi kundër përdorimit të metodës. Shteti i Alabamës apeloi në Gjykatën Supreme federale për të përmbysur vendimin.

Por kërkesa për të pezulluar ose anuluar vendimin u refuzua por arsyetimi nuk u shpjegua. Vitin e kaluar, kjo metodë u përdor në pesë nga gjithsej 47 ekzekutime të kryera në SHBA.

Alabama kreu pesë ekzekutime në vitin 2025, njësoj si Karolina e Jugut dhe Teksasi. Florida ishte shteti me numrin më të lartë të ekzekutimeve (19). Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco