Pesë persona humbën jetën dhe afro 30 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus në shtetin amerikan të Virxhinias u përplas me gjashtë automjete, njoftoi policia.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në korsinë jugore të autostradës Interstate 95, në një moment kur trafiku ishte ngadalësuar për shkak të punimeve në rrugë, sipas Policisë Shtetërore të Virxhinias.
Të paktën 34 persona u dërguan në spital, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Pesë viktimat humbën jetën në automjetet që u goditën nga autobusi.
Policia po vijon hetimet për aksidentin zinxhir. Sipas të dhënave paraprake, autobusi “nuk arriti të ngadalësonte shpejtësinë për trafikun” dhe u përplas me gjashtë automjetet përpara zonës së punimeve.
Ende nuk dihet për çfarë ishte marrë me qira autobusi apo kush ndodhej në të në momentin e aksidentit.
Sipas deklaratës së policisë, akuzat në lidhje me rastin janë ende në pritje.
Autoritetet thanë se aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:35 sipas kohës lokale të së premtes, pranë kilometrin 146 në qarkun Stafford, në shtetin e Virxhinias.
Korsitë në drejtimin jugor të autostradës u mbyllën për rreth shtatë orë pas përplasjes, ndërsa trafiku u devijua në rrugë alternative.
🚨5 Dead, 34 Injured in Virginia Bus Crash.
The identify of the bus driver has not yet been released. Law enforcement has stated that "Charges are Pending". pic.twitter.com/90zxcFS5L6
© SYRI.net