Netanyahu urdhëron ushtrinë që të marrë nën kontroll mbi 70% të Gazës

Netanyahu urdhëron ushtrinë që të marrë nën kontroll mbi 70% të Gazës

19:12, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten se e ka urdhëruar ushtrinë e vendit të tij që të marrë nën kontroll më shumë se 70 për qind të territorit të Gazës.

Gjatë një interviste në një konferencë të mbajtur në Bregun e pushtuar Perëndimor, Netanyahu tha se Izraeli “do ta shtrëngojë” kontrollin mbi Hamasin. “Tani jemi në 60 për qind të territorit të Rripit të Gazës. Ishim në 50 për qind, shkuam në 60 për qind. Direktiva ime është që – marrë hap pas hapi – të shkojmë para së gjithash në 70 [për qind]. Le ta nisim me këtë” – tha ai. Përderisa kryeministri po fliste, audienca i bëri thirrje që të merrej nën kontroll i tërë territori i Gazës, raporton televizioni CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u dërguan harta në fund të prillit organizatave ndërkombëtare të ndihmave ku tashmë shfaqej se ushtria kishte nën kontroll përafërsisht 64 për qind të Gazës.

Kapja e territoreve të reja do të detyronte rreth 2 milionë palestinezë që të zhvendoseshin në një pjesë edhe më të ngushtë të territorit të enklavës.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, e cila u arrit në tetorin e vitit të kaluar mes Izraelit e Hamasit, forcat izraelite u tërhoqën deri te një vijë demarkimi e njohur si “vija e verdhë”, e cila ia jepte Izraelit kontrollin e 53 për qind të territorit të Gazës.

Të martën, Hamasi e akuzoi Izraelin se e ka lëvizur vijën, duke thënë se “kjo përbën minim të hapur dhe të vazhdueshëm të marrëveshjes së armëpushimit, shkelje serioze të dispozitave të saj dhe përpjekje të shpërfaqur për të imponuar fakte të reja në terren përmes forcës, me qëllim të shtrirjes së kontrollit ushtarak mbi Rripin [e Gazës] dhe minimin e çfarëdo gjase për stabilizimin e situatës ose të përpjekjeve për sukses në depërshkallëzim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco