Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën sot në Korenë e Jugut, kur u shemb një mbikalim në Seul.
Aksidenti ndodhi gjatë një inspektimi sigurie, pasi punëtorët ndaluan punimet e prishjes në mbikalim pasi vunë re se një pjesë e strukturës ishte fundosur pak ndërsa punëtorët po prisnin pllaka betoni, thanë zjarrfikësit.
Viktimat u “shtypën nga rrënojat pasi një pjesë e urës u shemb papritur”, thanë zyrtarët.
Policia ka bllokuar trafikun përreth vendit të aksidentit.
© SYRI.net