Lajmi i fundit

Live - SYRI DIGJITAL/ Heqja e non-gratës, Berisha 'rrëzon' Rama-Soros

Mette Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

Mette Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

11:58, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministrja në largim e Danimarkës, Mette Frederiksen, duket gjithnjë e më pranë sigurimit të një mandati të tretë, pasi negociatat për krijimin e një qeverie të djathtë kanë dështuar.

Lajmi u konfirmua nga lideri i partisë liberale-konservatore dhe ministri në largim i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, i cili deklaroi se bisedimet për formimin e një koalicioni të djathtë nuk arritën të siguronin shumicën e nevojshme parlamentare.

Pas dështimit të negociatave, mbreti Frederik X i ka besuar sërish Frederiksen detyrën për formimin e qeverisë së re.

“Kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme. Tani është koha që Danimarka të ketë një qeveri”, deklaroi Frederiksen pas marrjes së mandatit.

Poulsen ndërkohë përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në një tjetër koalicion të gjerë qeverisës, çka po e orienton vendin drejt një qeverie të qendrës së majtë.

Një rol vendimtar në negociata pritet të ketë Lars Løkke Rasmussen, lideri i partisë centriste Moderatët dhe ministër i Jashtëm në largim. Rasmussen ka konfirmuar gatishmërinë për të mbështetur një koalicion të qendrës së majtë, duke deklaruar se një qeveri e re mund të jetë gati brenda pak javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco