12 persona u vranë në bombardimin izraelit të një fshati në Libanin lindor.
Fshati Mashgara në Luginën Bekaa u sulmua mbrëmë vonë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte autorizuar sulme të intensifikuara kundër grupit militant Hezbollah në të gjithë Libanin.Ushtria izraelite nuk komentoi për këtë sulm specifik, por dje njoftoi se kishte në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut në Libanin lindor.
Një zyrtar izraelit i sigurisë tha në kushte anonimiteti se ushtria kishte thirrur një batalion shtesë në Liban.
Ekipet e shpëtimit thonë se një duzinë trupash janë nxjerrë nga rrënojat pas një vale të fortë sulmesh gjatë natës që goditën pjesë të mëdha të Libanit jugor dhe lindor.
© SYRI.net