Kanadaja kërkon hetim mbi trajtimin e aktivistëve të flotiljes në Gaza

Kanadaja kërkon hetim mbi trajtimin e aktivistëve të flotiljes në Gaza

10:54, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri kanadez Mark Carney e përshkroi trajtimin e aktivistëve të arrestuar nga Izraeli si të papranueshëm në komunikimin me presidentin Isaac Herzog, ndërsa bëri thirrje për një hetim mbi incidentin. 

“Kryeministri përsëriti se trajtimi i tmerrshëm i civilëve, përfshirë kanadezët, të cilët ishin në bordin e flotës për në Gaza është i papranueshëm dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur”, tha zyra e Carney-t në një deklaratë.

Carney përsëriti kundërshtimin e Kanadasë ndaj zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve izraelite, dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor dhe dhunës kundër civilëve palestinezë.

Edhe pse Carney kishte dënuar keqtrajtimin e anëtarëve të flotiljes nga Izraeli javën e kaluar, deklarata e tij nënvizon se sa të tendosura janë bërë marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa prej aleatëve të tij më të ngushtë.

Aktivistët u liruan pasi më parë ishin ndaluar në flotën ndërkombëtare “Global Sumud Flotilla”, e cila u përpoq të transportonte ndihma në Gaza, dhe sipas organizatorëve, ata u keqtrajtuan dhe disa u transportuan të plagosur, ndërsa të paktën 15 aktivistë bënë ankesa zyrtare për abuzim seksual, përfshirë përdhunim. Shërbimi i Burgjeve të Izraelit i mohoi akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco