Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani në gjendje kritike në spital, reagon Donald Trump: Luftëtar i vërtetë

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani në gjendje kritike në spital, reagon Donald Trump: Luftëtar i vërtetë

07:51, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ndodhet në spital në një gjendje “të qëndrueshme, por kritike”, sipas një deklarate të bërë publike nga zëdhënësi i tij, Ted Goodman, raporton BBC. 

Menjëherë pas publikimit të deklaratës, presidenti amerikan Donald Trump reagoi duke shprehur mbështetjen e tij. Ai e cilësoi Giulianin si një “luftëtar të vërtetë” dhe “kryebashkiakun më të mirë në historinë e Nju Jorkut”.

Giuliani u bë i njohur gjerësisht si “Kryebashkiaku i Amerikës” për rolin e tij në drejtimin e New York City gjatë pasojave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ai ishte një nga figurat kryesore që mbështeti pretendimet e Trump për manipulim të rezultatit zgjedhor, duke akuzuar kundërshtarin e tij, ish-presidentin Joe Biden.

Këto pretendime u hodhën poshtë dhe më vonë një juri e detyroi Giulianin të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj dy punonjësve zgjedhorë për shpifje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco