Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se marrëveshja me Iranin pritet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, duke e cilësuar procesin si një hap të rëndësishëm për stabilitetin në rajon.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjitha vendet, duke lehtësuar lëvizjen e transportit detar në një nga korridoret më të rëndësishme tregtare në botë.
Presidenti amerikan u shfaq optimist për të ardhmen e marrëdhënieve me Iranin dhe vendet e Lindjes së Mesme, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në vitet e ardhshme.Ai shtoi se Uashingtoni shpreson që procesi të përfundojë shpejt dhe pa vështirësi. Megjithatë, Trump paralajmëroi se në rast se marrëveshja nuk realizohet sipas planit, Shtetet e Bashkuara kanë edhe alternativa të tjera në dispozicion.
© SYRI.net