Trump njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë ‘përfunduar’

Trump njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë ‘përfunduar’

21:46, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë përfunduar, pas armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga fillimi i prillit.

“Më 7 prill 2026, urdhërova një armëpushim dyjavor. Armëpushimi që atëherë është zgjatur. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe Iranit që nga 7 prilli 2026. Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar”, shkroi Trump në letra të ndara drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorit Chuck Grassley.

E premtja shënon 60 ditë që kur Trump njoftoi zyrtarisht Kongresin për veprimin ushtarak.

Sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës, presidenti duhet të kërkojë autorizim nga Kongresi për të vazhduar armiqësitë përtej 60 ditëve./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco