Konflikti Izrael-Liban/ OKB ngre alarmin: Mbi 1.2 milionë njerëzit në Liban do të përballen me uri akute

Konflikti Izrael-Liban/ OKB ngre alarmin: Mbi 1.2 milionë njerëzit në Liban do të përballen me uri akute

21:57, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lufta mes Libanit dhe Izraelit vijon të jetë aktive, ndërsa sulmet mes tyre sa vijnë dhe rriten. Raporti i mbështetur nga OKB, ka deklaruar se më shumë se 1.2 milionë njerëzit në Liban pritet të përballen me uri për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut.

"Rreth 1,24 milionë njerëz pothuajse një në katër të popullsisë së analizuar, pritet të përballen me pasiguri ushqimore në nivele krize ose edhe më keq midis prillit dhe gushtit 2026", thuhet në një deklaratë të përbashkët të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, Programin Botëror të Ushqimit dhe Ministrinë e Bujqësisë së Libanit.

Mediat shkruajnë se kjo shënon një përkeqësim të konsiderueshëm nga situata para shpërthimit të luftës në mars, kur rreth 874.000 njerëz, rreth 17% e popullsisë, po përballeshin me pasiguri akute ushqimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco