Atentati ndaj Trump/ Policia: Motivi nuk është përcaktuar, sulmuesi i dërgua në spital...

Atentati ndaj Trump/ Policia: Motivi nuk është përcaktuar, sulmuesi i dërgua në spital...

12:31, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefi i Policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, tha se ishte shumë herët për të përcaktuar "motivimin e sulmuesit" .

Carroll tha se hetuesit besojnë se i dyshuari po qëndronte në hotelin Washington Hilton dhe se kjo është ajo që i lejoi atij të fitonte akses në Galën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Carroll shtoi se i dyshuari u dërgua në spital për "kontrolle", por nuk u godit nga ndonjë të shtënë me armë zjarri.

Hetimet për rastin, sipas autoriteteve, janë ende në fazën fillestare dhe po shqyrtohen të gjitha rrethanat që çuan deri te incidenti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco