Shërbimi Sekret njofton se një person është arrestuar pas sulmit me armë në darkën ku ishte edhe Trump

Shërbimi Sekret njofton se një person është arrestuar pas sulmit me armë në darkën ku ishte edhe Trump

07:13, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person është arrestuar pas një të shtëne pranë zonës së kontrollit në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, sipas Shërbimit Sekret amerikan.

“Presidenti dhe zonja e parë janë të sigurt, së bashku me të gjithë personat nën mbrojtje,” thuhet në një deklaratë nga zëdhënësi Anthony Guglielmi. “Një individ është në pranga.”, raporton CNN.

“Gjendja e personave të përfshirë ende nuk dihet, dhe forcat e rendit po e vlerësojnë në mënyrë aktive situatën,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco