Garda Revolucionare: Kontrolli i Hormuzit, strategjia përfundimtare e Iranit!

Garda Revolucionare: Kontrolli i Hormuzit, strategjia përfundimtare e Iranit!

19:56, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Garda Revolucionare e Iranit ka bërë me dije se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike jetësore për furnizimet globale me naftë dhe gaz, përfaqëson "strategjinë përfundimtare" të Teheranit në konfliktin e tij me Shtetet e Bashkuara.

Përmes një deklarate të postuar në kanalin e tyre zyrtar në Telegram, ajo thekson se ajo është pikë strategjike Iranit Islamik.

“Kontrollimi i Ngushticës së Hormuzit dhe ruajtja e hijes së efektit të saj pengues ndaj Amerikës dhe mbështetësve të Shtëpisë së Bardhë në rajon është strategjia përfundimtare e Iranit Islamik”, tha Garda në një deklaratë, raporton ANSA.

Këtë të shtunë Presidenti Donald Trump anuloi delegacionin amerikan të udhëtonte drejt Pakistanit për bisedime me Iranin në Islamabad.

Trump tha se nuk ia vlen që delegacioni amerikan të bëjë fluturimin 18-orësh për në Pakistan, kur SHBA-të kanë të gjitha kartat në konfliktin me Iranin.

Ai shtoi se iranianët mund të telefonojnë SHBA-në në çdo kohë që duan.

“U kam thënë njerëzve të mi pak kohë më parë se po bëheshin gati të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të ndenjur ulur e për të folur për asgjë’”, tha Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, thuhet se është larguar tashmë nga Islamabadi i Pakistanit, pas bisedimeve të së shtunës me kryeministrin e vendit.

Presidenti Donald Trump tha të shtunën, pasi anuloi udhëtimin e një delegacioni amerikan në Pakistan, se regjimi iranian po vuan nga "luftë dhe konfuzion të jashtëzakonshëm". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco