Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një 63-vjeçare ka qëlluar me 6 plumba partneren e djalit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ata jetonin, në sy të nipit të saj 8 muajsh dhe djalit të saj. Viktima është Carolina Flores Gomez, një ish- Miss bukurie, ndërsa kohët e fundit punonte si influencuese.
Mediat shkruajnë se autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti për vjehrrën e saj 63-vjeçare, Erica Herrera, e cila dyshohet se ka qëlluar nënën e re në fytyrë dhe qafë.
Video nga brenda shtëpisë tregon Herreran duke ndjekur Gomez në një dhomë, ku dëgjoheshin britma dhe goditje. Nëna e viktimës raportoi incidentin tek autoritetet të nesërmen, ndërsa zyra e prokurorit nisi një hetim për vrasje me dashje.
Partneri i viktimës, Alejandro Gomez u shfaq duke mbajtur foshnjën tetë muajshe në krahë dhe duke i thënë nënës së tij: ‘Çfarë ishte kjo? Çfarë gjëje të çmendur bëre’.
Pas kësaj autorja i përgjigjet ‘Asgjë, ajo më zemëroi. Ti ishe i imi dhe ajo të vodhi’.
"A sua família sou seu [...] você é meu" - afirma a mulher ao seu filho, após executar a nora.
O caso da ex-miss Carolina Flores Gómez, de 27 anos, ganhou destaque internacional após a divulgação de gravações de segurança que flagraram os minutos que antecederam sua morte. O… pic.twitter.com/yqOLdYU5o2
© SYRI.net