Aeroporti Ndërkombëtar “Imam Khomeini” në Teheran ka rifilluar këtë mëngjes një pjesë të fluturimeve ndërkombëtare, pas një periudhe të gjatë pezullimi për shkak të konfliktit. Mediat iraniane raportojnë se fluturimet e para janë nisur drejt qyteteve të Lindjes së Mesme, përfshirë Medinën në Arabinë Saudite, Muscat në Oman dhe Stambollin në Turqi.
Hapësira ajrore iraniane kishte mbetur kryesisht e mbyllur që prej nisjes së luftës me SHBA dhe Izraelin më 28 shkurt, ndërsa fluturimet për pasagjerë ishin ndërprerë për afro dy muaj.

Më 8 prill, Pakistani njoftoi se SHBA dhe Irani kishin rënë dakord për një armëpushim të kushtëzuar dyjavor. Ndërkohë, Donald Trump deklaroi më 21 prill se ky armëpushim do të zgjatej deri në paraqitjen nga ana e Iranit të një propozimi për bisedime./BBC
© SYRI.net