Vendet e G7 të shqetësuar për rritjen e arsenalit bërthamor të Rusisë dhe Kinës: SHBA të luajë një rol stabilizues

Vendet e G7 të shqetësuar për rritjen e arsenalit bërthamor të Rusisë dhe Kinës: SHBA të luajë një rol stabilizues

07:11, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendet e G7 kanë shprehur shqetësim për forcimin dhe modernizimin e arsenaleve bërthamore të Rusisë dhe Kinës, duke bërë thirrje për masa konkrete për uljen e rreziqeve dhe për një rol stabilizues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë të drejtorëve të G7 për çështjet e mosshpërndarjes, theksohet rëndësia kyçe e Traktati për Mosshpërndarjen e Armëve Bërthamore, vetëm pak ditë para nisjes së konferencës së rishikimit të tij në Nju Jork, e cila do të zgjasë një muaj.

“Jemi të shqetësuar për forcimin dhe modernizimin e konsiderueshëm të arsenaleve bërthamore të Kinës dhe Rusisë. Duhet të zbatohen masa konkrete për reduktimin e rreziqeve”, thuhet në deklaratë.

Në një klimë ndërkombëtare të tensionuar, e ndikuar nga konfliktet në Iran dhe Ukrainë, vendet e G7 shprehen të angazhuara për të bashkëpunuar me të gjitha shtetet pjesëmarrëse për të garantuar suksesin e konferencës së vitit 2026 dhe për të arritur konsensus mbi forcimin e regjimit të mosshpërndarjes.

Ky regjim bazohet në tre shtylla kryesore: çarmatimin, mosshpërndarjen dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Gjithashtu, G7 inkurajon Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vijojnë përpjekjet për stabilitet strategjik shumëpalësh.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një marrëveshje të re bërthamore mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, ndërsa ka paralajmëruar edhe mundësinë e rifillimit të testeve bërthamore, duke akuzuar Pekinin për teste të fshehta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco