Më shumë se 2.500 persona janë urdhëruar të evakuohen nga prefektura Iwate në verilindje të Japonisë, pasi dy zjarre pyjore vazhdojnë të jenë aktive për të dytën ditë me radhë.
Transmetuesi publik NHK raportoi se zjarri i parë shpërtheu dje pasdite në zonën Kozuchi të qytetit Otsuchi, duke u përhapur në disa ndërtesa dhe në pyjet përreth.
Zjarrfikësit gjetën disa struktura tashmë të djegura kur mbërritën në vendngjarje.
Një zjarr i dytë shpërtheu më vonë atë ditë në një zonë malore të rrethin Kirikiri, rreth 10 kilometra pranë zonave të banuara.
Sipas autoriteteve lokale, rreth 200 hektarë tokë janë djegur ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll të dy vatrat.
Autoritetet e qytetit thanë se nuk raportohet asnjë person që nuk ka arritur të evakuohet në mënyrë të sigurt.
Qeveria ka ngritur një qendër koordinimi informacioni mëngjesin e sotëm në përgjigje të situatës./ AA.
© SYRI.net